Aktorja 70-vjeçare Jane Seymour “lë në hije” vajzat e reja, shfaq format e pabesueshme trupore me bikini gjatë pushimeve në Hawaii

Aktorja Jane Seymour dëshmoi se ende mund ta kthente kohën pas, kur u fotografua duke shijuar qëndrimin në plazhin e Oahus, në Hawaii të martën, e veshur me një palë rroba banje të pabesueshme blu, me një detaj interesant te pjesa e këmbës.

Ajo dukej e përsosur ndërsa vraponte në plazh me nipërit dhe mbesat e saj të dashura, Luna dhe Wills, të cilët i përkasin vajzës së saj Katherine Flynn, 39 vjeçe, shkruan DailyMail.

Aktorja fituese e ‘Golden Globe’, e cila mbushi 70 vjeç muajin e kaluar dukej fantastike ndërsa ecte përgjatë vijës së bregdetit duke mbajtur një mbështjellëse me dizajn me lule.

Rrobat e banjës e shfaqnin atë mjaft tërheqëse, teksa vinte në pah vitalitetin e saj.

Ajo kishte një buzëqeshje të madhe në fytyrën e saj kur vraponte në ujë dhe spërkatej përreth, duke e mbajtur mbështjellësen lart në mënyrë që të mos lagej.

Për aksesorë, 70-vjeçarja kishte vënë një palë vathë prej argjendi, së bashku me një gjerdan.

Jane e përshkruan veten si nënë e gjashtë fëmijëve – ajo ka vajzën e madhe Katherine, djalin Sean, binjakët John dhe Kristopher (babai i tyre është James Keach, i cili ishte i martuar me Jane nga viti 1993 deri në vitin 2015).

Gjyshja u pa gjithashtu duke vrapuar dhe duke kërcyer ndërsa ata qartë e shijuan kohën e tyre në rërë. Jane qartë dukej se ishte në elementin e saj ndërsa shijonte rrezet e arta të diellit në lëkurën e saj.

Më vonë, aktorja e “Somewhere In Time” u pa me anëtarë shtesë të familjes së saj duke përfshirë një nga binjakët e saj, Kristopher, 25 vjeç dhe vajzën e saj Katherine.

Katherine dikur ishte një Ambasadore e Çmimeve ‘Golden Globe’ dhe është shfaqur në “The Suteur” në vitin 2008 dhe “Perfectly Prudence” në 2011.

Ajo ishte regjisore e një filmi të shkurtër të quajtur “Townes” dhe ka një rol në miniserialin e ardhshëm “Glow And Darkness”.

Seymour e lindur në Britani ka gjithsej katër projekte të ardhshme, duke përfshirë dy seri televizive dhe dy filma.

Një nga shfaqjet televizive quhet “Glow & Darkness”, në të cilën ajo do të luajë rolin e Elaonor.

Jane kohët e fundit zbuloi se ajo ende ka të njëjtën peshë sikur kur ishte 17 vjeçe ndërsa ndau sekretet me ndjekësit sekretet e qëndrimit në top formë në një intervistë për “Loose Women” në muajin shkurt.

Ish-aktorja e filmave “Bond” zbuloi disa nga mënyrat se si ajo mban në formë trupin e saj ndërsa po afrohet në dekadën e saj të tetë, e cila përfshinte praktikimin e Pilates, ngrënien e vetëm një vakti në ditë dhe shijimin e një gote verë me çokollatë të zezë.

Megjithëse Jane tha se ajo përpiqet ta ‘mbajë veten të arsyeshme dhe të shëndetshme’ duke ecur dhe ushtruar, ajo këmbënguli se ajo nuk është “kurrë” në dietë dhe beson se organizmi duhet kënaqur duke ngrënë gjëra të shëndetshme.