Ndryshimi i temperaturave në vend gjatë ditës së sotme, dhe reshjet e borës që po bien, kanë shkaktuar sërish probleme në infrastrukturën rrugore.
Në hyrje të Prishtinës më saktësisht te rrethi në Lakërishtë, shihet se rruga është mbuluar nga një sasi e madhe e ujit.
Lexues të Telegrafit kanë dërguar një video ku shihet se veturat që kalojnë në këtë pjesë kanë vështirësi shkaku i sasisë së ujit.