Rita Ora u fotografua duke shkuar në palestër në Sidnej, pas ndarjes nga i dashuri Romain Gavras.
Ajo aktualisht është në Sidnei ku po punon për serinë e fundit të The Voice, shkruan Daily Mail.
Rita Ora, 30 vjeçe, u pa të martën duke u drejtuar në palestër, teksa tregoi barkun e tonifikuar në veshje sportive.
Ajo kishte veshur një kapelë bejsbolli dhe mbante në dorë telefonin e saj, i cili kishte një mbrojtës rozë të personalizuar.
Rita kishte me vete një çantë të vogël prej lëkure të “Guccit”, e cila kap vlerën 1670 funta, ndërsa nuk mungonte as pija.
Rita udhëtoi në Australi me motrën e saj Elena, e cila gjithashtu është menaxhere e saj.
Ngjarja vjen pas ndarjes së saj nga i dashuri i saj, regjisori francez Romain Gavras, me të cilin nuk është fotografuar që nga nëntori.
Një zëdhënëse e Romain, 39 vjeç, konfirmoi për Daily Mail javën e kaluar se marrëdhënia ka mbaruar tash e sa muaj.
Ata thanë: ‘Rita dhe Romain u ndanë muaj më parë për shkak të vështirësive në angazhimet e tyre përkatëse të punës. Ata mbeten miq të ngushtë ‘.
Këngëtarja e filloi lidhjen me Romain pas ndarjes nga i dashuri, Andrew Watt më 2019, ndërsa u panë bashkë edhe në pushime ekzotike në Ibiza dhe Korfuz.