Bluza juaj mund të jetë plotë me bakterie që nuk e keni ditur.
Syzet janë diçka që një pjesë e dukshme e njerëzve përdorin, qoftë vetëm ndërkohë që përdorin teknologjinë, apo në përditshmëri.
Mirëpo jo gjithmonë keni me vete leckat speciale për të pastruar syzet ose letrat higjienike me alkool për pastrim të tyre.
Në atë rast, mund të iu duket ide e mirë që të përdorni bluzën apo ndonjë material të ngjashëm për të pastruar syzet.
Fillimisht, xhamat do të dëmtohen nga çdo material pos atij që është 100% pambuk. Por pos dëmit në syze, ju rrezikoni edhe shëndetin. Pse?
Sepse gërvishtjet mund të dëmtojnë lentet e syzeve, duke iu vështirësuar shikimin edhe nëse ju nuk e vëreni.
Gjithashtu papastërtitë që mund të keni në bluzën që keni veshur, qoftë pluhuri apo bakteriet e ndryshme, do të jenë në kontakt direkt me syrin.
Edhe nëse më pas pastroni syzet me materialin adekuat, kjo papastërti mund të futet në kornizë në hapësirën mes lentes dhe kornizës, duke e bërë më të vështirë për ta larguar.
Gjithashtu, tani me rrethanat pandemike, ua sugjerojmë që të pastroni thellësisht syzet tuaja 2-3 herë në javë, në mënyrë që të shmangni infeksionet.