Bukë shtëpie me arra – Receta plot shëndet dhe shije

Aroma e bukës së pjekur në shtëpi, është ajo e parajsës, nëse ka një të tillë. Nuk ka të krahasuar me asgjë tjetër.

Nxehtësia e furrës që përshkon gjithë kuzhinën, aroma që zgjon shqisat dhe padurimi për të shijuar kafshatën e parë me sytë mbyllur.

Në traditën shqiptare, buka nuk ka kundërshtar. Asnjë produkt nuk është aq i kërkuar sa ajo.

Fetat e bukës hahen në mëngjes dhe drekë, gjithmonë të shoqëruara me diçka tjetër.

Alternativat e bukës që na ofrohen nga pastiçeritë dhe bukëpjekësit janë të shumta, duke nisur nga buka me drith të plotë e deri tek ajo me fara.

Pavarësisht ofertave, të gjithë e pranojnë njëzëri se askush nuk ia kalon bukës së bërë në shtëpi.

Arrorët në bashkëpunim me rrushin e thatë i japin bukës një përmbajtje të mrekullueshme. Tuli i bukës është i butë ndërsa korja është krokante.

Kjo bukë kombinohet mjaft mirë me të ëmblat e të kripurat dhe nuk duhet të mungojë në tryezën e ngrënies.

Përbërësit

(Për 4 bukë/simite mesatare)

• 1 kg miell

• 250g (2 filxhanë) miell gruri

• 250g (2 filxhanë) miell gruri të pasitur

• 20 g maja e freskët or 1 qese me maja të thatë

• 1 lugë gjelle me vaj ulliri

• 1 lugë gjelle me mjaltë

• 1 lugë gjelle me kripë

• 1 litër (4 filxhanë) ujë

• 1 filxhan e gjysmë me arra të copëtuara

• 1 filxhan e gjysmë me bajame të grira

• 1 filxhan e gjysmë me rrush të thatë (opsionale)

Përgatitja

-Vendosini të gjithë përbërësit – përveç arrorëve dhe rrushit të thatë- në tepsi dhe përgatisni brumin me dorë. Brumi duhet të jetë elastik.

-Brumin mund ta përgatisni me makineri të veçantë buke ose me dorë.

-Përpunojeni brumin me dorë në një sipërfaqe të lyer me miell dhe jepini formën katrore. Shtoni arrorët dhe rrushin e thatë dhe më pas mblidheni atë.

-Përpunojeni sërish me dorë që të siguroni se arrorët dhe rrushi i thatë janë shpërndarë në mënyrë të njëtrajtshme.

-Më pas jepini brumit formën rrethore, vendoseni në një enë, mbulojeni mirë dhe lëreni të vijë në një vend të ngrohtë për 3 orë.

-Pas ardhjes, brumin ndajeni në 4 pjesë të barabarta në formën e topit. Vendosini mbi një letër pjekjeje dhe jepuni hapësirën e nevojshme për zmadhim.

-Spërkatini secilin prej topthave prej brumi me miell dhe lërini të zbuluar për një orë.

-Ngroheni furrën paraprakisht në 240°C. Vendoseni tepsinë në pjesën fundore të furrës dhe menjëherë më pas uleni temperaturën në 200°C . Piqini bukët për 40 minuta.

-Pas pjekjes, lërini bukët të ftohen. Servirini duke i shoqëruar me gjalpë, djathë, reçel ose mjaltë.