Fero ndan foton e rallë nga fëmijëria

Reperi ka ndarë një foto nga koha kur ishte fëmijë.

Reperi Fero, duket se është shumë nostalgjik për fëmijërinë e tij.

Ai here pas here poston fotografi të tilla në rrjetet sociale, ndërsa të njëjtën e ka bërë ai sot duke ndarë me fansat e tij një foto të fëmijërisë ku shihet duke dëgjuar muzikë.

Nga fotot e shpeshta te Feros kemi kuptuar se ai ka qenë i dhënë pas muzikës që nga fëmijëria, ndërsa këtë e ka dëshmuar me qasjen e tij në muzikë qysh në moshë të re.