Rina Balaj me mesazh të fuqishëm në Ditën Ndërkombëtare të Gruas

Reperja nga Istogu, Rina Balaj, ka reflektuar me një shkrim në Ditën Ndërkombëtare të Gruas (8 Marsin).

Ajo ka vënë në pah se sot (e hënë) kremtohet Dita e Gruas e nuk cilësohet si festë e Nënës.

Artistja shqiptare shton se vendi ynë ka shumë nevojë për reflektim dhe se secili nga ne duhet të reflektojë mbi çdo veprim e mendim kundrejt grave.

Rina Balaj (Foto: Instagram)

Ky është postimi i plotë i Rina Balajt:

“Duhet t’i kujtojmë gjithë shqiptarëve çdo 8 Mars. Është Dita e Gruas, jo festa e nënës. Edhe pse nëna juaj mund të jetë gruaja që ju inspiron më shumë. Mos harroni mesazhin e kësaj dite. Të jesh grua është shumë më shumë se të jesh nënë. Sot duhet t’i kujtoni vetes çfarë kuptimi ka ‘gruaja’ për ju, kush janë gratë që ju inspirojnë. Çfarë do ndërronit për t’i përmirësuar jetën grave në jetën tuaj?

Sot nuk është festë por dita ku secili nga ne duhet të reflektojë mbi çdo veprim edhe mendim kundrejt grave. Dhe të mundohet të përmirësojë. Sidomos vendi ynë që ka nevojë për shumë reflektim.
Edhe për nënat sot është ditë reflektimi: Si të rrisim vajza të zonja dhe djem që respektojnë gruan dhe barazinë.

Gëzuar festën grua”.