Këngëtarja e njohur italiane, Elodie ishte ylli i padiskutueshëm i mbrëmjes së dytë të Festivalit të 71-të Sanremo. Ai këndoi, kërceu, tregoi historinë e saj, u emocionua dhe përcolli shumë emocion te publiku.
Elodie tregoi historinë e saj në një monolog të mbushur me ndenjë, që i rrëqethi të gjithë. Nëse sot ajo është një artiste e vendosur, e kaluara e saj ka qenë shumë e vështirë, ndonjëherë edhe dramatike.
Elodie Di Patrizi, e lindur në vitin 1990, u rrit në një lagje në periferi të Romës. Me një baba italian, artist rruge, dhe një nënë franceze, ish-modele dhe kubiste, jeta e Elodie s’ka qenë e lehtë. Prindërit e saj u ndanë kur Elodie ishte 8 vjeç. Të dy prindërit kishin probleme serioze me varësinë nga droga.
“Unë shkoja në shtëpi dhe nuk kishte ujë të ngrohtë, nuk mund të studioja, u përpoqa të mbroja motrën time që është tre vjet më e vogël se unë. U përpoqa të mos e lija atë të kuptonte se sa gjëra të këqija ishin. Një situatë që më bëri nervoze, më shkaktoi një zemërim të madh, por që kurrë nuk më bëri të ndihem e mposhtur”, -ka treguar Elodie në një intervistë për Corriere della Sera.
Në lagje ajo u rrit afër shitësve të drogës, alkoolistëve, përfituesve seksualë. Ajo tymoste që në moshën 12-vjeçare, për t’u qetësuar. Po ashtu, pinte.
“Ti ndihesh e ndyrë, kjo është e vërteta. Është një kontekst që rrezikon të të përfshijë. Ne nuk studiojmë, askush nuk bën asgjë, askush s’të pyet për notat. Prindërit e mi nuk shkuan kurrë për të biseduar me një profesor. Unë kam bërë vetëm 8 vite shkollë dhe më janë dashur vite për ta thënë: Më vinte turp, si të isha një hajdute”.
Në moshën 19-vjeçare, ajo iku në Salento me një burrë, ku punoi si kubiste dhe si këngëtare. Jeta e saj mori një kthesë në vitin 2009 me pjesëmarrjen në reality show-n “X Factor”. Në vitin 2015 shkoi tek “Amici” i Maria De Filippi-t, ku u rendit e dyta. Ajo ka marrë pjesë dy herë në Festivalin e Sanremos. Kësaj radhe u ngjit në skenë për të treguar historinë e saj nëpërmjet një monologu prekës.
Monologu në mbrëmjen e dytë të Sanremos: “Për të folur para jush këtë mbrëmje më është dashur të shemb një mur. Kur Amadeus më tha: ‘Do të më pëlqente po të tregoje diçka për veten tënde’, unë isha e frikësuar. Të flasësh në publik më ka trembur gjithmonë. Por pastaj reflektova për faktin se sa herë që kam arritur të shemb një mur, kanë ndodhur gjëra shumë të mira në jetën time. Kështu që vendosa t’i jap vetes një shans dhe t’ju tregoj një pjesë nga unë.
Unë vij nga një lagje periferike në Romë. Një realitet i sinqertë, mizor, por edhe i jashtëzakonshëm. Aty ku ka njerëz, madje me të drejtë, të demoralizuar dhe të zemëruar. Dhe unë isha një prej tyre. Lagjja ime më ka dhënë shumë dhe më ka marrë shumë, dhe unë nuk jam duke folur vetëm për privime material si p.sh. të mos kesh ujë të ngrohtë, të mos kesh para ose të mos jesh në gjendje të paguash faturat. Por unë jam duke folur për forcën për të ëndërruar dhe guximin për të ëndërruar.
Unë gjithmonë kam dashur ta bëj këtë punë që kur isha fëmijë, por më dukej një ëndërr shumë e madhe në krahasim me një fëmijë, kaq të vogël, si unë. Unë nuk ndihesha në lartësinë e duhur. Nuk më pëlqente zëri im. Dhe mbi të gjitha, kuptova që nuk kisha mjetet e duhura. Shumë herë nuk i kam dhënë një mundësi vetes: Nuk kam mbaruar shkollën e mesme, nuk kam marrë diplomë, nuk kam marrë një patentë, nuk kam studiuar për kanto. Kam gabuar, e di. Por është e vështirë në disa kontekste të jesh në gjendje të përqendrohesh në atë që dëshiron të bëhesh kur të rritesh: çfarë mund të bësh me veten tënde.
I dashuri im në një këngë thotë, “ti na vjedh kohën që është e vetmja gjë që kemi”. Dhe unë e kuptoj këtë shumë mirë, sepse nëse keni lindur në kontekste të caktuara duhet të punoni shumë më shumë se të tjerët për të marrë atë që duhet të keni. Dhe kështu ju punoni më shumë për të mbijetuar dhe është e vështirë të përqendroheni në ëndrrën tuaj dhe të përqendroheni te vetja juaj.
Jua them shumë sinqerisht: Në moshën 20-vjeçare kisha vendosur që për mua muzika kishte mbaruar dhe nuk do këndoja askund. Madje as në dush, edhe kjo më dukej shumë. Unë kisha vendosur të mos bëja asgjë më shumë. Por unë isha shumë me fat, sepse diçka shumë e bukur ndodhi në jetën time – pata një takim me shumë fat. Takova një muzikant, një pianist xhazi. Quhet Mauro Tre dhe sonte është me mua në skenë.
Unë doja të të falënderoja në një nga momentet më të rëndësishme. Nuk e di se çfarë do të ndodhë më tej në jetën time dhe doja të të falënderoja që më dhe një mundësi, të cilën nuk ia dhashë as unë vetes. Të gjithë meritojmë një moment të rëndësishëm në jetë. Dhe më bëre ta dua xhazin. Dhe padyshim që unë nuk ndihesha në lartësi as për xhazin, sepse ishte shumë elegant, shumë i lartë, shumë i rafinuar, por në fakt, xhazit nuk i interesonte nga vija. Sepse paragjykimi i përket qenieve njerëzore dhe unë isha e para që kisha një paragjykim për veten time. Prandaj të falënderoj nga zemra.
Ajo që Mauro më mësoi, jeta, muzika, është se nuk ke pse të jesh gjithmonë në lartësinë e duhur për diçka. Gjëja më e rëndësishme është t’i bësh ato, të kesh guximin të bësh gjëra dhe pastaj rregullohesh gjatë rrugës, mund të bësh shumë gjëra. Ndoshta nuk jam në lartësinë e kësaj skene, nuk jam në lartësinë e orkestrës, nuk jam në lartësinë e gjithë kësaj vëmendjeje. Por të jesh në lartësi nuk është më problemi im, sepse lartësia është një këndvështrim dhe jo problem”.