Bëhuni gati me kohë: Pesë top-kombinime veshjesh pranverore, vetëm për femrat me stil!

Disenjatorët tashmë me të madhe kanë përgatitur koleksionet pranverore dhe na është mirë e njohur çfarë do të jetë në trend.

Tani është momenti i duhur që t’ia hidhni një sy gardërobës suaj dhe të shikoni çfarë ju mungon në të, në mënyrë që të prisni të gatshme ditët e freskëta.

Sezoni i ardhshëm na sjell shumë trendë të ndryshëm dhe shumë interesantë me të cilët mundeni që të lozni dhe të krijoni përrallën e vërtetë të modës.

Xhaketa nga lëkura e kthyer mbrapsht dhe fustani i mëndafshtë

Me siguri fustan të ngjashëm tashmë keni. E gjitha që është e nevojshme që sipër tij të hidhni xhaketën nga lëkura e kthyer mbrapsht dhe jeni të gatshme për ditët e pranverës.

 

Palltoja mbresëlënëse

Palltot e holla dhe mbresëlënëse do të jenë në trend të madh për ditët e para të sezonin që po na vjen. Bashkoni xhinset klasike apo fustanin me rrobën e këtillë dhe me siguri do të dalloheni kur jeni në turmë njerëzish.

Fundi i pelushit

Në kombinim me fanellën e bardhë dhe xhaketën e lëkurës është stil i vërtetë mode. Nuk ka dyshim që do të lini përshtypje të femrës me stil.

 

Fundi i lëkurës dhe fundi me kashmir

Gardërobën e lëkurës do ta shihni sivjet në çdo kënd të rrugës. Fundi dhe trikoja e këtillë nga Kashmiri janë veshje të goditura, gjatë ditëve të zymta.

 

Fustani triko dhe xhaketa prej lëkure

Tashmë e kemi thënë që lëkura do të jetë materiali kryesor i këtij sezoni. Ky model i xhaketës duket shumë modern dhe i rehatshëm. Fustani triko është klasikë absolute mode, andaj është shumë e kërkuar edhe këtë pranverë.