Pas debatit me të, Jasmini publikon foto duke puthur Andin

Jasmini befasoi me veprimin e fundit.

Jasmin Kadriu pasi hyri në “Përputhen” shkaktoi debat mes konkurrentëve të tjerë.

Ishte Andi ai i cili në takim me Jasminën deklaroi se dëshiron të fokusohet vetëm tek ajo dhe se për momentin nuk do të pranojë takime me vajza të tjera.

Ani pse gjatë javës u komentua shumë një fotografi që qarkulloi në rrjete sociale, ku ajo shihej me bluzën e Atdheut, Jasmina sërish është kthyer tek Andi.

Ajo postoi një fotografi të realizuar nga prapaskenat, ku shfaqet duke i dhuruar puthje Andit.

Se çfarë do të ndodh më tutje me këtë dyshe dhe a do të dalin si çift nga “Përputhen”, mbetet të kuptohet në vazhdim.