Ky detaj e zbulon lidhjen e ‘fshehtë’ të Atdheut me Jasminën

Pak ditë më parë qarkulloi një foto e Atdheut nën shoqërinë e Jasminës dhe Sarës, më të cilat ai ka pasur disa takime dhe më Sarën edhe ka shkëmbyer disa puthje.

Ishte djali nga Kosova, Andi që u deklarua se do të fokusohej vetëm te Jasmina dhe që nuk do të dilte me vajzat e tjera në “Për’puthen”, por ajo duket që ka vazhduar takimet me Atdheun edhe jashtë programit, pasi ditën e djeshme, ai u shfaq në një lidhje direkt nga “Skype” dhe kishte të veshur një bluzë ngjyrë të gjelbër.

Por që më vonë, Jasmina postoi një video po me të njëjtën bluzë, ende nuk ka ndonjë reagim nga Andi, pasi që kishin realizuar disa takime së bashku.