Ajo është trajnere në “The Voice Australia”.
Rita Ora tregoi talentin e saj të patëmetë ndërsa u ngjit në skenë për të interpretuar këngën e saj ‘Let You Love Me’ në ‘Sunrise’.
Rita veshi rrobat e vogla për performancën në TV, ndërsa për të kombinuar me veshjen ajo kishte një grim të lehtë në fytyrë.
Flokët e saj bionde i kishte lëshuar sipër shpatullave që e kompletonin paraqitjen e saj joshëse.
Në rrjetin social Twitter ajo u komentua pozitivisht për paraqitjen nga fansat e saj.
“Mbretëreshë”, shkroi një, ndërsa një tjetër shtoi, “Tani kjo është e pabesueshme. Po e shikoj nga Mbretëria e Bashkuar”.
Këngëtarja hyri në Instagram menjëherë pas performancës, teksa tha se ishte shumë mirë të qëndronte përsëri në skenë.
“Let You Love Me” ! U ndjeva shumë mirë duke e performuar këtë përsëri”, shkroi ajo, duke ndarë një klip të sajin në emision.
Rita është vendosur të performojë gjithashtu në ‘Sydney’s Gay dhe Lesbian Mardi Gras’ këtë fundjavë.
“Do të jetë dramë. Do të jetë kënaqësi. Do të shikoj turmën dhe ndoshta do të bëhem emocionale”, tha ajo në emisionin e mëngjesit.