Pesë xhaketa praktike dhe komode për këto ditë: Zgjidhni të preferuarën tuaj

Koha po ngrohet, ditët po zgjaten dhe dalëngadalë po largohemi gjithnjë e më shumë nga kombinimi uniforme pallto+streçe.

Kjo do të thotë që është koha të nxirrni xhaketat e pranverës ose të zgjidhni cila është e preferuara juaj për të bërë më pas blerjen e duhur.

Si fillim duhet t’ju themi se janë gjithsej 5 trende që këtë pranverë-verë do t’i shihni kudo.

Ndonjërën prej tyre mund ta keni në gardërobë e ndërsa të tjerat mund t’i gjeni fare lehtë pa shpenzuar gjysmën e rrogës.

1. Xhaketat/palltot e holla

Koha e tyre është pikërisht tani! Janë të trasha aq sa duhet dhe përshtaten lehtë me çdo veshje poshtë tyre.

2. Xhaketat me rrip në mes

Janë në modë më shumë se kurrë. Ju bëjnë të dukeni të veshura shtrenjtë edhe nëse poshtë saj keni një T-shirt të thjeshtë dhe streçet e preferuara.

3. Xhupat e fryrë

Kushti i trendit pranveror është të jenë me ngjyra. Mundësisht pastel!

4. Xhaketat e shkurtra

Një nga modelet më të famshme që do të shihni në Instagram gjatë ditëve në vijim.

5. Xhaketa e lëkurës

Nuk është nevoja të themi asgjë për këtë xhaketë apo jo?