Publikohet programi i Kosovës për ndeshjet e nëntorit

Përfaqësuesja e Kosovës gjatë muajit nëntor zhvillon dy ndeshjet e fundit për kualifikueset e Kampionatit Botëror.

Këto dy ndeshje janë të rëndësishme ku do të vendoset nëse ”Dardanët” do të sigurojnë biletën për Kupën e Botës.

Sipas njoftimit nga FFK-ja, selektori Franco Foda nesër me 7 nëntor do të publikoj listën me futbollistët e ftuar.

Me 10 nëntor do të mbaj konferencën për media në ora 12:00, derisa nga ora 17:00 do të zhvillohet seanca e parë stërvitore, në Kampin Nacional në Hajvali.

Kosova do të përballet me 15 nëntor ndaj Sllovenisë derisa me 18 nëntor luan ndaj Zvicrës, në stadiumin ”Fadil Vokrri” në Prishtinë.