Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, priti sot në takim zyrtarët e Kombëtares U20 të Katarit, Jassim Mohammed A A AL-Sumaiti dhe Abdulqayyum Usman Mohammed, në prag të dy miqësoreve që Kombëtaret U20 të Kosovës dhe Katarit do t”i zhvillojnë në ditët e ardhshme. Këto ndeshje zhvillohen në kuadër të iniciativës UEFA Together, e cila ka për qëllim ndërtimin e miqësive dhe bashkëpunimit ndërmjet federatave evropiane dhe atyre jashtë Evropës. Përmes kësaj nisme synohet shkëmbimi i përvojave dhe promovimi i vlerave të futbollit, me fokus të veçantë në zhvillimin e futbollistëve të rinj. Presidenti Ademi u shprehu mirëseardhje mysafirëve nga Katari dhe i falënderoi për bashkëpunimin, duke theksuar rëndësinë e këtyre iniciativave për forcimin e marrëdhënieve dhe për përparimin e futbollit kosovar, veçanërisht në aspektin e zhvillimit të talenteve të rinj. Kosova U20 do të përballet me Katarin U20 të dielën dhe të mërkurën, me fillim nga ora 13:00, në Kampin Nacional në Hajvali.
Latest article
Mbështetja e plotë për Agim Ademin dhe rizgjedhjen e tij kreytar të FFK nga...
Si që është paraparë me 5 shkurt 2026 delegatët e Federatës të Futbollit të Kosovës në kuvendin e ri zgjedhor sipar rregullores dhe statutit...
UKSHFZ mbështet fuqishëm kandidaturën e Agim Ademit për një mandat të ri në krye...
Unioni i Klubeve Shqiptare të Futbollit në Zvicër (UKSHFZ), përmes një komunikate zyrtare, ka konfirmuar mbështetjen e plotë për kryetarin aktual të Federatës së...
Kualifikimet, vlera milionëshe dhe ëndrra Botëror – Ademi flet për vitin e artë të...
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, në një intervistë të gjerë për KosovaPress ka folur për vitin 2025 si një nga...












