KQZ përditëson të dhënat, deri në orën 15:00 kanë votuar 22.05% e qytetarëve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat e fundit për pjesëmarrjen në votime në zgjedhjet që po mbahen sot, në 38 komuna për kryetarë komunash dhe asamblistë.

Deri në ora 15:00, 22.05 për qind e qytetarëve me të drejtë vote kanë votuar nëpër komunat përkatëse.