Caktohet Data dhe vendi për ndeshjen historike të gjysmëfinales në futboll për Kupën e Kosovës me Diasporën FC Kosova Düsseldorf – FC Kosova Gjenevë

Unioni I Klubeve Shqiptare të Futbollit në Zvicër ( UKSHFZ) dhe Federata e Futbollit Shqiptar në Gjermani FFSHGJ në marrëveshje me klubet fituese në Zvicër FC Kosova Gjenevë dhe Gjermani FC Kosova nga Düseldorfi, kanë caktuar datën dhe vendin e zhvillimit të gjysmëfinales së Kupës Kosovë Diasporë.

Marrëveshjen është arritur që me 26 Tetor të zhvillohet ndeshje historike mes dy klubeve fituese nga gjithsejtë 64 Klube të Futbollit shqiptar Gjermani (37) Zvicër (27) për Kupën e Kosovës në Diasporë.

FC Kosova nga Zvicra dhe FC Kosova nga Gjermania i ftojnë të gjithë adhuruesit e futbollit dhe mërgimtarët që me 26 Tetor te vijnë në Düsseldorf në mbështetje të djelmoshave sepse ja vlen të shini talentët shqiptar nga dy klubet fituese që në teren do të paraqesin spektakël në futboll.

Pra fituesi i kësaj ndeshje mes FC Kosova Gjeneve nga Zvicra dhe FC Kosova nga Düsseldorfi i Gjermanisë do të ndeshet në finalen e madhe të Kupës së Kosovë Diasporë në muajin Nëntor 2025.

Federata e Futbollit të Kosovës dhe kryetari Agim Ademi e përshëndesin këtë arritje e cila është edhe fuqizim i FFK në diaspore dhe urë lidhja e mërgimtarëve me vendlindjen.

UKSHFZ dhe FFSHGJ nën ombrellën e FFK dhe kryetarit Agim Ademi, të mbështetur nga MPJD, kanë qëllime të rëndësishme për rininë shqiptare dhe klubet e futbollit në mërgatë që përmes sportit të mbështesin kulturën e në veçanti futbollin dhe klubet shqiptare në diasporë dhe të ofrojmë lidhjet e tyre me vendlindjen.

Ne si Union i Klubeve Shqiptare të Futbollit në Zvicër dhe në emër të Kryetarit Feti Demoli, falënderojmë FFK dhe kryetarin Agim Ademi për mbështetjen e futbollit në Zvicër dhe lidhjen me mërgimtarët. Po ashtu falënderojmë për mbështetje MPJD dhe Drejtorin i departamentit për Diasporë z. Elis Badalli i cili më përkushtim dhe atdhedashuri trajton mërgimtarët e që linja është edhe në Ambasadën e Kosovës dhe Konsullatën e Kosovës në Zürich me Shefin e Misionit Konsullor z. Vigan Berisha.

Edhe FFSHGJ me kryetarin Ruzhdi Satatovci nënkryetar dhe sekretar falënderojnë gjithë oponentët FFK, Unionin në Zvicër, MPJD në mbështetje e përbashkët për organizimin që është duke u zhvilluar në mesin e Evropës për një perspektivë më të madhe për klubet dhe futbollin në të mirën e rinisë shqiptare.

Edhe kryetarët e dy Klubeve FC Kosova Gjeneve – Zvicër Fisnik Buci dhe Bujar Neziri, fituese të Kupës ndjehen tejet të lumtur për këtë arritje e cila sipas tyre mundëson përvojën me trekëndëshin e klubeve Kosovë, Zvicër dhe Gjermani.

E veçantë është për të gjithë lexuesit se në Gjermani ka 37 Klube Shqiptare të Futbollit aktiv e në Zvicër janë 27 që garojnë në liga të ndryshme në vendet atje, e qëllimi i FFK është të rrisim kapacitetin e futbollistëve që ndoshta po nga këta klube të mërgatës nesër do të kemi futbollist të kombëtares.