Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar Dimal Bashën pas zgjedhjes së tij si kryetar i Kuvendit të Kosovës.
Përmes një shkrimi në X, Begaj theksoi rëndësinë e bashkëpunimit politik dhe institucional për të mirën e Kosovës dhe qytetarëve të saj.
“Urime, z. Dimal Basha, për zgjedhjen në krye të Kuvendit të Kosovës! Bashkëpunimi politik dhe institucional është një domosdoshmëri që uroj dhe shpresoj të vijojë në të mirë të Kosovës e qytetarëve të saj”, ka shkruar Begaj.