Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka marrë pjesë në një aktivitet në kuadër të shënimit të 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve.
“Federata e Futbollit e Kosovës është e vendosur që futbolli të vazhdojë të jetë një sport unifikues dhe gjithëpërfshirës. Programi ynë “Grassroots”, me shtrirje në të gjithë Kosovën, vazhdon të punojë për të jetësuar ëndrrën e çdo fëmije që dëshiron të jetë pjesë e këtij sporti magjik”, ka shkruar Ademi.
Postimi i plotë i Ademit:
Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, pata kënaqësinë dhe nderin të jem pranë fëmijëve në aktivitetin e organizuar në sheshin e kryeqytetit.
Momentet si këto, të mbushura me buzëqeshje dhe energji të pastër, janë dëshmia më e mirë se futbolli ka një të ardhme të ndritur në Kosovë, si sporti më gjithëpërfshirës në botë.
Federata e Futbollit e Kosovës është e vendosur që futbolli të vazhdojë të jetë një sport unifikues dhe gjithëpërfshirës. Programi ynë “Grassroots”, me shtrirje në të gjithë Kosovën, vazhdon të punojë për të jetësuar ëndrrën e çdo fëmije që dëshiron të jetë pjesë e këtij sporti magjik.
Sot, teksa shihja sytë e ndritur të fëmijëve, besova edhe më fort në të ardhmen e ndritur të futbollit tonë.
Si president i Federatës së Futbollit të Kosovës, zotohem që do të vazhdojmë që fëmijëve t’u krijojmë hapësira, t’i mbështesim dhe t’u japim mundësi që të rriten me sportin, me vlerat e tij, me ndershmërinë dhe frymën e bashkëpunimit që ai kultivon.
Gëzuar 1 Qershorin të gjithë fëmijëve!Jeni shpresa dhe e ardhmja jonë!