Kjo iniciativë synon të zbulojë talentet në trevat shqiptare që jetojnë matanë kufirit, duke iu hapur rrugë që ata të jenë pjesë e kombëtares dardane në të ardhmen.
Ndeshja më shumë shërbeu si një formë vëzhgimi për stafin teknik, i cili do të ndjekë nga afër formën e këtyre talenteve.
Përzgjedhësi i Kosovës U15, Ilir Nallbani, tha se kjo është mënyra më e mirë për të krijuar mundësi që Kosova të ketë sa më shumë alternativa në përzgjedhjen e futbollistëve, derisa trajneri i regjionit të Luginës, Jeton Rexhepi u shpreh i lumtur për këtë bashkëpunim, për të cilin tha se do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Edhe futbollistët nga Lugina u shprehën mirënjohës për këtë mundësi, derisa nuk e fshehën dëshirën që në të ardhmen të veshin fanellën dardane.
Ky është vetëm fillimi i këtij projekti të FFK-së, i cili pritet të vazhdojë edhe në të ardhmen, duke përfshirë organizimin e aktiviteteve të tjera të ngjashme dhe bashkëpunime me shqiptarët kudo që janë.