Telegram ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Genc Lleshit 

E nderuara Familje Lleshi,

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të ish-futbollistit Genc Lleshi, andaj më lejoni që në emrin tim, të Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës dhe të tërë komunitetit të futbollit, t’ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta.

Genc Lleshi ka qenë një prej figurave të dalluara të klubit të futbollit KF Gjakova, një lojtar me shpirt gare, përkushtim dhe profesionalizëm, që përfaqësoi me krenari ngjyrat e klubit gjakovar dhe dha kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e futbollit në komunën e Gjakovës dhe më gjerë.

Ai do të mbahet mend jo vetëm për vlerat e tij sportive, por edhe për karakterin e tij të qetë dhe human.

E nderuara Familje Lleshi, në këto momente dhimbjeje, ju jemi pranë, me shpresën që të gjeni forcën për ta përballuar këtë humbje të madhe për Ju.

I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!

Me respekt,
Agim Ademi, president i FFK-së