Agim Ademi uron vajzat e Kombëtares U19

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka përgëzuar Kombëtaren U19 të vajzave për paraqitjen e shkëlqyer në fazën e dytë të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2025, ku me tri fitore të plota ka siguruar kalimin në Ligën A për ciklin e ardhshëm kualifikues.

Në një postim në profilin e tij zyrtar në Facebook, presidenti Ademi ka vlerësuar lart përkushtimin dhe suksesin e vajzave, duke theksuar rëndësinë e përvojës së fituar në këtë cikël.

“Urime Dardane U19! Përgëzoj vajzat për paraqitjen e mirë në këtë cikël kualifikues dhe stafin e trajnereve, me shpresë se përvoja e fituar do t’u shërbejë për ciklin e ardhshëm kualifikues në Ligën A, ku i presin sfida shumë më të vështira e më të forta”, ka shkruar Ademi.