Informacione për UÇK-në, AKI-në e Policinë e Kosovës – Zbardhen detaje nga aktakuza për spiunazh

Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi po akuzohen nga Prokuroria Speciale e Kosovës për spiunazh.Në aktakuzën e redaktuar të cilën e ka siguruar KALLXO.com, Shabani e Qerimi dyshohet se kanë dhënë informacione tek shërbimi sekret serb – BIA, mbi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), masakrat në Kosovë, Agjencinë Kosovare të Inteligjencës, Policinë e Kosovës e Inspektoratin Policor të Kosovës.Siç është përshkruar në aktakuzë, Bedi Shabani dhe Muahrrem Qerimi kanë zhvilluar takime fizike në Serbi me një zyrtar të lartë të shërbimit sekret serb, BIA dhe një ish-komandat në policisë së Serbisë dhe udhëheqës i operacionit policor-ushtarak në njërën nga masakrat që ishte kryer në Kosovë gjatë luftës.

Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi po akuzohen nga Prokuroria Speciale e Kosovës për spiunazh.Në aktakuzën e redaktuar të cilën e ka siguruar KALLXO.com, Shabani e Qerimi dyshohet se kanë dhënë informacione tek shërbimi sekret serb – BIA, mbi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), masakrat në Kosovë, Agjencinë Kosovare të Inteligjencës, Policinë e Kosovës e Inspektoratin Policor të Kosovës.Siç është përshkruar në aktakuzë, Bedi Shabani dhe Muahrrem Qerimi kanë zhvilluar takime fizike në Serbi me një zyrtar të lartë të shërbimit sekret serb, BIA dhe një ish-komandat në policisë së Serbisë dhe udhëheqës i operacionit policor-ushtarak në njërën nga masakrat që ishte kryer në Kosovë gjatë luftës.Shabani e Qerimi akuzohens e këto informacionet i transmetuan edhe përmes telefonave dhe emaileve.Të dyshuarit ngarkohen me veprën penale “Spiunazhi”, ndërsa Muharrem Qerimi edhe me veprën me penale për armëmbajtje pa leje.Aktakuza u ngritë më 19.02.2025 nga prokurori i shtetit, Bekim Dodraliu.“I pandehuri Bedri Shabani nga data e pacaktuar e në vazhdimësi e deri në momentin e arrestimit të tij më 05.06.2024 ka ndihmuar Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Serbisë – BIA ne mbledhje dhe dërgim të informacioneve, dokumenteve e materiale, siç thuhet për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), përfshirë eprorët e saj dhe me ngjarjet dhe objektet specifike, të tilla si Spitali Ushtarak i UÇK-së në fshatin ( e redaktuar) dhe masakrën (e redaktuar)” – thuhet në aktakuzën e redaktuar të Prokurorisë Speciale të Kosovës.

“Informacione të tilla i akuzuara i kishte shpërndarë me zyrtarin e lartë të BIA-s, S.R. përgjegjës  për (e redaktuar) si dhe kolonel, B.J, ish-komandant i policisë së Serbisë (e redaktuar) gjatë kohës së luftës në Kosovë dhe udhëheqës i operacionit policor-ushtarak në masakrën e (e redaktuar) përmes komunikimeve telefonike, postës elektronike dhe takimeve fizike të zhvilluara në territorin e Serbisë” – thuhet në aktakuzë.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, Bedri Shabani me këto veprime ka rrezikuar dhe dëmtuar rënd rendin kushtetues dhe sigurinë e Kosovës. Tutje, i njëjti, ka ndihmuar shërbimin sekret serb për krijimin e një narrative të pavërtetë e cila ndërlidhë spitalin Ushtarak të UÇK-së për trafikim të organeve. Përveç kësaj, veprimet e të pandehurit kanë vënë, sipas aktakuzës, në dyshim të vërtetën mbi masakrën, e cila është e redaktuar.

Gjitha këto veprime do të shkaktonin një konflikt të gjerë ndëretnik në territorin e vendit, nënvizon aktakuza.

Në anën tjetër, i akuzuari Muharrem Qerimi dyshohet se nga vitit 2012 e deri në qershor të vitit 2024 përmes telefonit dhe takimeve fizike me një zyrtar të shërbimit sekret serb ka dhënë informacione të ndryshme të cilat cenojnë sigurinë kombëtare të Kosovës.

“Ka ndihmuar Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Serbisë – BIA në formën e mbledhjes dhe dërgimit të informacioneve, dokumenteve dhe materialeve të ndryshëm që kanë të bëjnë me luftën dhe pjesëtarët e UÇK-së, emrat e eprorëve të Policisë së Kosovës, AKI-së, IPK-së, pastaj emrat e dëshmitarëve tashmë të njohur të (e redaktuar), në lidhje me veprat penale të krimit të organizuar, korrupsionin, e të cilat informacione ja ka transmetuar zyrtarit të lartë të BIA-s, S.R, përmes komunikimeve telefonike dhe takimeve fizike që ka zhvilluar në territorin e Serbisë” – thuhet në aktakuzë.

Me këto veprime, sipas aktakuzës, i dyshuari Muharrem Qerimi ka rrezikuar dhe dëmtuar rëndë rendin juridik kushtetues dhe sigurinë e Kosovës.

Muharrem Qerimi ngarkohet edhe me veprën penale të armëmbajtjes pa leje, pasi më 05.06.2024 gjatë kontrollit i është gjetur një revole e tipit “Ekol Tuna” me kalibër 8 milimetër, një karikator me gjashtë fishekë në të dhe 20 fishekë të tjerë 11/53 dhe katër karikator me shenjën gjysmë hënë dhe një rrumbullak. Të gjitha këto, janë sekuestruar nga Policia e Kosovës.