Agim Ademi uron vajzat për fitorën kundër Maqedonisë së Veriut

Kombëtarja e Kosovës në futboll për vajza e ka nisur me sukses edicionin e ri në Ligën e Kombeve. Në kuadër të Grupit 6 në Ligën C, Dardanet triumfuan si mysafire në Shkup ndaj Maqedonisë së Veriut, me rezultat bindës 4:0.

Dhe pas fitores, menjëherë i ka uruar i pari i Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi, ndërsa është shfaqur i lumtur me këtë sukses.

Statusi i pëotë i Agim Ademit në facebook:

Fitore e madhe për Dardanet tona! 🇽🇰⚽️

Kombëtarja e Kosovës e ka nisur fuqishëm Ligën e Kombeve me një triumf bindës ndaj Maqedonisë së Veriut, 4:0, në Grupin C6.

Kjo paraqitje është dëshmi e punës së palodhshme dhe përkushtimit të ekipit tonë. Urime vajzave dhe stafit në krye me Sami Sermaxhajn për këtë fillim të mbarë! 💪🔥

Së bashku t’i mbështesim vashat tona në sfidën e radhës më 25 shkurt në ‘Fadil Vokrri’ kundër Letonisë. 🏟️💙💛

#ForcaKosovë #Dardanet