Një i dyshuar është arratisur nga objekti i Pallatit të Drejtësisë.
Pak minuta pasi iu caktua paraburgimi, ai arriti të arratiset.
Zëdhënësja e Gjykatës ka thënë për Nacionalen se ata nuk kanë asnjë përgjegjësi për këtë rast, shkruan Nacionale.
Përgjigja:
Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni për Çështje Penale ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit L.H., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe veprën penale Lëndim i rëndë trupor.
Pas mbajtjes së seancës dëgjimore, gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit L.H. dhe të njëjtit iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji. Gjykata vlerësoj se janë plotësuar kushtet për caktimin e paraburgimit, sepse nëse i pandehuri L.H. lihet në liri, i njëjti mund të jetë i pa arritshëm për të zhvilluar procedurën penale.
Për njoftimin tuaj, Gjykata Themelore në Prishtinë lidhur me çështjen penale ndaj të pandehurit L.H. ka marr informacion se i njëjti pasi që ka pranuar aktvendimin për caktim të paraburgimit, ka arritur që ti ik Policisë së Kosovës, të cilët kanë qenë kompetent për ta siguruar rastin.
Arratisja e të dyshuarit në rastin konkret, nuk mbetet në përgjegjësinë e Gjykatës Themelore në Prishtinë, pasi gjykata ka ndërmarr të gjitha veprimet e duhura procedurale ashtu siç parashihet me dispozitat ligjore të KPPRK-së., andaj për më shumë informata lidhur me këtë çështje, ju mund ti drejtoheni Policisë së Kosovës