Ademi me video-mesazh: Viti 2025 do të jetë vit i Kosovës

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka uruar komunitetin e futbollit dhe të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e Vitit të Ri 2025 përmes një video-mesazhi.

“Po e mbyllim vitin me shumë sfida por edhe suksese, sidomos në arenën ndërkombëtare, ku kemi lënë gjurmë me kombëtaret tona, por edhe me klubet që u paraqitën jashtëzakonisht mirë. Falë kësaj jemi edhe liga më e ranguar në Ballkan. Po ashtu për herë të parë Kosova është në numrin dyshifror në renditjen e FIFA-s, në pozitën e 99-të. Kemi bërë shumë ngritje edhe si federatë, siç është digjitalizimi, edukimi i licencës A për herë të pare, strategjitë e futbollit për meshkuj dhe femra si dhe në infrastrukturë, ku e kemi ulur në 40 ditë projektin tonë për ndërtimin e fushave. Falënderoj të gjitha klubet për organizimin e mirë në të gjitha ligat, e ku për here të parë 2 Korriku U19 u prezantua suksesshëm në Evropë. Duke iu uruar të gjitha të mirat në vitin 2025, besoj se ky do të jetë viti ynë, viti i futbollit, vit i Kosovës në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare. Urime juve dhe familjeve tuaja!”, ka theksuar ndër të tjera Ademi.