Grupi Parlamentar i LDK’së do ta dorëzojë në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Zyrtarë Publikë sot në ora 15:00.
Këtë e ka bërë të ditur LDK.
“Ju njoftoj se Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës dorëzon në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës: LIGJIN NR. 08/L-294 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT NR. 08/L- 197 PËR ZYRTARET PUBLIK , sot me datë: 07.11.2024 ora 15:00, vendi: Gjykata Kushtetuese, rr.”Perandori Justinian”, nr. 44 Prishtinë.”