Friday, October 25, 2024
Home SPORT Kosova shënon ngritje në renditjen e FIFA-s pas fitoreve në Ligën e...

Kosova shënon ngritje në renditjen e FIFA-s pas fitoreve në Ligën e Kombeve 

Kombëtarja e Kosovës ka përparuar për tri pozita në renditjen më të fundit të FIFA-s për muajin tetor, të publikuar të enjten. Dardanët tashmë renditen në pozitën e 101-të, pas fitoreve ndaj Lituanisë, me rezultat 2:1 dhe ndaj Qipros, me rezultat 3:0.

Ky sukses e ka ndihmuar ekipin tonë të bëjë një hap të rëndësishëm përpara në renditjen botërore, pasi në muajin shtator Kosova renditej e 104-ta. Pozita 101 është renditja më e mirë që Kosova ka arritur që prej pranimit në FIFA dhe UEFA, duke e barazuar atë të nëntorit të vitit 2023.

Seria pozitive prej tri fitoreve radhazi në Ligën e Kombeve reflekton përmirësimin e vazhdueshëm të Kombëtares së Kosovës, e cila vazhdon të punojë me përkushtim nën drejtimin e trajnerit Foda dhe stafit teknik.