FC Ballkani i gëzohet projektit për stadiumin e ri

Kampioni i Kosovës, FC Ballkani e ka mirëpritur lajmin për ndërtimin e stadiumit të ri në Suharekë. Ka qenë ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ai që ka bërë me dije që qyteti i Suharekës po bëhet me stadium të ri. Për t’u bërë i mundur një projekt i tillë, Kuvendi Komunal i Suharekës ka ndarë parcelë prej 13 hektarëve.

“Ne si klub jemi të lumtur që më në fund edhe qyteti ynë, qyteti i kampionëve, po bëhet me një impiant të dinjitetshëm, gjë e cila e rrit edhe më shumë dëshirën e vullnetin për të investuar në futboll. Aktualisht është bërë e ditur se koncepti ideor është përzgjedhur se vitin e ardhshëm nisin procedurat tjera. Urojmë që sa më shpejtë të bëhemi me këtë stadium”, ka shkruar FC Ballkani.