Një 28 vjeçar shqiptar është vrarë me thikë në Greqi. Sipas mediave greke, autorët janë dy kushërinj të tij, vëllezër të moshës 17 dhe 19 vjeç, të cilët kanë pretenduar se viktima i abuzonte.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 22:50 të mbrëmjes së të hënës, kur efektivët e policisë rrugore, gjetën të gjakosur 28 vjeçarin në rrugë. Ai u dërgua në spital por nuk mundi të mbijetojë.
Dy vëllezërit shqiptarë janë paraqitur vetë në komisariat. 17 vjeçari ka deklaruar se ka qenë ai autori i krimit ndërsa 19-vjeçari ka qenë bashkëpunëtor.
Siç pretendojnë dy vëllezërit shqiptar me nënshtetësi greke, 28-vjeçari po i abuzonte.