Kompania që vazhdimisht fiton tenderë në Komunën e Podujevës, e cila udhëhiqet nga Lëvizja Vetëvendosje, është shpërblyer edhe me një tender tjetër, vlera e të cili është mbi 1.4 milionë.
Komuna e Podujevës ka dhënë kontratë për “Ndërtimin e tregut të gjelbër”, e cila peshon plotë 1,440,787.30 euro. Edhe këtë tender e ka fituar kompania e biznesmenit të afër me Lëvizjen Vetëvendosje “EING COM SH.P.K”, shkruan Gazeta 10.
Pronari i kësaj kompanie, Eljesah Podvorica, në publik njihet si njeri i afërt me Vetëvendosjen.
Siç mund të shihet edhe në fotografitë e publikuara në rrjetet sociale, pronari i kompanisë, EING COM SH.P.K, Eljesah Podvorica, është parë nën shoqërinë e njerëzve të Lëvizjes Vetëvendosje.
Në një fotografi të publikuar në Facebook, deputeti i LVV-së, Salih Zyba shihet nën shoqërimin e pronarit të kësaj kompania, Eljesah Podvorica. Kjo foto është publikuar gjatë viti 2021, shkruan Gazeta 10.
Edhe deputetit tjetër i LVV-së, Nijazi Isakut ishte parë nën shoqërinë e Podvoricës.
Ndërkohe, për ndërtimin e tregut të gjelbër në Podujevë kishte ofertuar vetëm kjo kopani. /Gazeta 10/