Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:00 në rrugën Gjilan-Prishtinë te Liqeni i Badovcit.
Një veturë ka rënë në Liqen ku si pasojë kanë humbur jetën tre persona.
Lidhur me rastin janë deklaruar edhe nga Policia e Kosovës.
Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha se ekipet mjekësor kanë konstatuar vdekjen e viktimave në vendin e ngjarjes.
“Mbrëmë rreth orës 23:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Gjilan -Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, ka qenë i përfshirë, një automjet në lëvizje. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të vdekur tre persona. Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku”, ka thënë Ahmeti.