Rasti tragjik që ndodhi mbrëmë në Liqenin e Badovcit, ku një veturë është fundosur pak para mesnatës dhe kanë humbur jetën tre persona.
Burime të IndeksOnline bejnë të ditur se dy nga tre viktimat janë, Ardit Gashi nga Hajvalia dhe Rifat Pacolli nga fshati Marec i Prishtinës.
Lajmin është konfirmuar edhe nga zëdhënsja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti për IndeksOnline tha se policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident, transmeton IndeksOnline.
“Mbrëmë rreth orës 23:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Gjilan -Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale.
Në këtë aksident, kanë qenë i përfshirë, një automjet në lëvizje.
Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të vdekur tre persona. Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.
Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku”, tha Ahmeti.