Rikthimi në “Camp Nou” me një superyll – Haaland objektivi numër një i Barcelonës për vitin 2025

Erling Haaland është emëruar si objektivi numër një i Barcelonës dhe ata shpresojnë të nënshkruajë me të në verën e vitit 2025, shkruan mediumi Sport. 

Ky medium nënvizon se presidenti i Barcelonës, Joan Laporta dëshiron të nënshkruajë me një superyll për të shënuar rikthimin e klubit në “Spotify Camp Nou” gjatë vitit të ardhshëm. 

Erling Haaland i përshtatet shumë mirë këtij hapi, veçanërisht nëse Pep Guardiola largohet në fund të sezonit nga Man City. 

Neymar është përmendur gjithashtu si një opsion, por Haaland përfaqëson një lojtar që është i ri dhe do t’i shërbejë klubit për shumë vite në vazhdim. 

Megjithatë, nënshkrimi i Haaland nuk do të jetë i lehtë për Barcelonën edhe nëse ka para për ta realizuar transferimin.