Një lëndim ndali në gjysmë ndeshjen e Berat Gjimshitit

Atalanta ka shënuar fitore ndaj Shakhtar Donetsk me rezultat 3-0 në Ligën e Kampionëve, ku Berat Gjimshiti shënoi gol. 

Në minutën e 21-të, mbrojtësi shqiptar zhbllokoi takimin me një gol të shënuar nga afër. 

Gjimshiti e kompletoi pjesën e parë, ndërsa nuk u kthye në fushë në pjesën e dytë.  

“Football-Italia” ka raportuar se ai ka pasur probleme në ijë, ku u zëvendësua nga Mario Pasalic. 

Ishte hera e parë që mbrojtësi shqiptar arriti të shënonte në Ligën e Kampionëve dhe kjo erdhi në paraqitjen e tij të 21-të. 

Për 45 minuta sa luajti ai u vlerësua nga SofaScore me notën  7.5, pasi përveç golit, ai kishte 34 nga 36 pasime të kompletuara.  

Në duelet në tokë, ai fitoi tri nga gjashtë sosh, ndërsa në ato ajrore Gjimshiti fitoi tri nga katër sa kishte. 

Ademola Lookman shënoi golin e dytë, ndërsa Raoul Bellanova të tretin në fitoren e parë të Atlantas në Ligën e Kampionëve të këtij edicioni.