Hapet procesi i akreditimit për media për ndeshjet e tetorit 

Federata e Futbollit e Kosovës njofton përfaqësuesit e mediave se është hapur procesi i akreditimit për ndeshjet e muajit tetor:

Kosovë U21 – Poloni U21 (Kualifikime për Euro 2025 – U21) – 11 tetor 2024, ora 19:00, Stadiumi “Fadil Vokrri” – Prishtinë.

Lituani – Kosovë (Liga e Kombeve) – 12 tetor 2024, ora 15:00, Stadiumi “Dariaus ir Girėno” në Kaunas.

Kosovë – Qipro (Liga e Kombeve) – 15 tetor 2024, ora 20:45, Stadiumi ‘Fadil Vokrri” – Prishtinë.

Afati i fundit për aplikim është data 8 tetor.

Vëmendje: Ju lutemi që për ndeshjen si mysafir të aplikoni me pasaportë për shkak të të dhënave tuaja të cilat duhet t’i dërgohen federatës gjegjëse.

Për të aplikuar për akreditim ju lutemi klikoni në linkun e mëposhtëm:

https://ffk-media.com

Kërkesat e pranuara pas afatit do të merren në shqyrtim varësisht prej vendeve të lira në dispozicion.