Vikendin që lamë pas u zhvillua xhiroja e shtatë në elitën e futbollit turk, ku nuk mungoi spektakli e as paraqitjet e mira të futbollistëve shqiptarë që aktivizohen atje.
Pas paraqitjeve të mira që patën me ekipet respektive, Milot Rashica dhe Fidan Aliti janë bërë pjesë e formacionit më të mirë të javës në Superligën e Turqisë.
Për sulmuesin kosovar ky ishte asistimi i tretë në gjashtë ndeshje të zhvilluara deri më tani këtë sezon, teksa ka edhe një gol të shënuar.
Sa i përket Alitit ai ka qenë titullar i padiskutueshëm në shtatë xhirot e para për Alanyasporin duke dëshmuar se është një lider i vërtetë në mbrojtjen e tyre.
Rashica do të rikthehet në aksion gjatë javës së ardhshme ku do të presin në shtëpi Eintracht Frankfurtin në kuadër të Ligës së Evropës.