Real Madridi do të kishte përfituar shumë – mbretërit bëhet skuadra e parë që tejkalon 60 gabime të gjyqtarëve në favor nëse nuk do të kishte ekzistuar VAR

Real Madridi është bërë skuadra e parë që nga prezantimi i VAR që ka mbi 60 veprime që do t’i kishin përfituar nëse teknologjia nuk do të kishte ekzistuar.  

Kjo do të thotë se ka pasur më shumë se 60 incidente kur vendimi i një gjyqtari në fushë favorizoi Real Madridin përpara se VAR të ndërhynte dhe të merrte një vendim tjetër, shkruan eksperti i statistikave të Revelvo, Fran Martinez 

Kjo dëshmon se zyrtarët e ndeshjes priren të favorizojnë Los Blancos në gjykimet e diskutueshme dhe shpesh e gabojnë. 

 

VAR u prezantua në La Liga gjatë sezonit 2018/19. Duke filluar nga ai edicion, ekziston gjithashtu një teknologji gjysmë automatike për pozita jashtë loje në ligë, e cila i ndihmon gjyqtarët të identifikojnë më mirë pozicionin jashtë loje të një lojtari.  

Të dielën, më 29 shtator, Real Madrid ndau pikët me Atletico Madridin në La Liga, pas rezultatit 1-1.  

Atletico Madridi shënoi golin e barazimit në minutën e fundit, i cili fillimisht u anulua për pozicion jashtë loje, përpara se VAR-i të ndërhynte dhe të kthente drejtësinë në vend.  

Barcelona ka tri pikë avantazh ndaj Real Madridit në tabelën e La Ligas pas tetë javësh.