Klubi i Ballkanit i ka dal në përkrahje publike Federatës së Futbollit të Kosovës.
FFK-ja dje ka kërkuar nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës që të ndalohen shpifjet e disa nga të ftuarit në emisionet sportive, duke akuzuar mediat se përmes këtyre emisioneve po kërkojnë të marrin kontrollin e Federatës.
”Federata e Futbollit të Kosovës është organizata më e lartë e këtij sporti në shtetin tonë, të gjitha garat ku bëjmë pjesë janë nën ombrellën e saj, andaj ne jemi të prirur ta respektojmë maksimalisht këtë organ dhe e mbështesim në çdo rrugëtim që ka të bëjë me interesin e futbollit nacional”, thuhet ndër të tjera në reagimin e Ballkanit.
Postimi i plotë: