Federata e Futbollit e Kosovës ka uruar Policinë e Kosovës me rastin e 25-vjetorit të themelimit të saj.
“Në këtë moment të rëndësishëm, shprehim mirënjohjen dhe respektin tonë të thellë për angazhimin dhe profesionalizmin e lartë që Policia e Kosovës ka dëshmuar gjatë këtyre viteve. Si partner i rëndësishëm i FFK-së në ruajtjen e rendit dhe sigurisë në të gjitha aktivitetet tona vendore dhe ndërkombëtare, bashkëpunimi ynë i ngushtë ka kontribuar në sukseset e përbashkëta.Në këtë ditë nderojmë të gjithë policët e rënë në detyrë si dhe të gjithë zyrtarët policorë që kanë shërbyer dhe shërbejnë ende në Policinë e Kosovës.Urime përvjetorin dhe faleminderit për shërbimin e palodhshëm ndaj atdheut”, thuhet në postimin e FFK-së.