Policia e Kosovës ka njoftuar se të mërkurën një person ka raportuar se me 3 shtator një person ka shtënë me armë zjarri në drejtim të djalit të tij.
Viktima, sipas ankuesit ka pësuar lëndime, por tretman mjekësor nuk dihet nëse ka pranuar pasi sipas ankuesit i njëjti nga frika ka rezervuar biletën e aeroplanit dhe është larguar.
Sipas policisë, njësitet në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar 2-fishekë dhe 2 gëzhoja cal-7.62 mm.
“Viktima nuk ka qenë i çastshëm për njësitet policore për t’u intervistuar. Lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori, ndërsa rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin 24-orësh të policisë.