Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot e pret në takim ministren e Punëve të Jashtme të Finlandës, Elina Valtonen.
Në njoftimin e ZKM-së thuhet se “mediat mund të marrin pamje në oborrin e Qeverisë”.
Takimi është planifikuar për në orën 15:00.
Para vizites, Valtonen, në profilin e saj zyrtar në “X” ka publikuar një fotografi nga aeroplani duke bërë të ditur vizitën e saj në rajon.
Valtonen ka treguar se do të vizitojë Shqipërinë, Serbinë dhe Kosovën.
“Ballkani Perëndimor është në zemër të Evropës. Vendi i tyre është në Bashkimin Evropian. Unë jam duke vizituar Shqipërinë, Serbinë dhe Kosovën”.