FFK e konfirmon: Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Kosovë – Rumani

Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se të gjitha biletat për ndeshjen e shumëpritur mes Kosovës dhe Rumanisë janë shitur. Kjo përballje, e cila do të zhvillohet më 6 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ka ngjallur një interes të jashtëzakonshëm nga tifozët e dardanë.
FFK ka shprehu falënderimet e saj të sinqerta për mbështetjen e madhe dhe entuziazmin e treguar nga tifozët kosovarë. Stadiumi “Fadil Vokrri” pritet të jetë i mbushur plot me energji dhe pasion, duke krijuar një atmosferë të jashtëzakonshme për Dardanët tanë në këtë sfidë të rëndësishme në Ligën e Kombeve.
Ky interes i madh për ndeshjen është dëshmi e përkushtimit të pandalshëm të tifozëve tanë, të cilët vazhdojnë të jenë forca shtytëse për sukseset e Kombëtares së Kosovës. Ndeshja kundër Rumanisë premton të jetë një spektakël i vërtetë, dhe me stadiumin e mbushur plot, Dardanët do të kenë mbështetjen e nevojshme për të arritur një rezultat pozitiv.