Hapet procesi i akreditimit për media për ndeshjet e shtatorit 

Federata e Futbollit e Kosovës njofton përfaqësuesit e mediave se është hapur procesi i akreditimit për ndeshjet e muajit shtator:
Kosovë – Rumani (Liga e Kombeve) – 6 shtator 2024, ora 20:45, Stadiumi ‘Fadil Vokrri” – Prishtinë.
Qipro – Kosovë (Liga e Kombeve) – 9 shtator 2024, ora 18:00, Stadiumi “AEK Arena”, Larnaca.

Vëmendje: Ju lutemi që për ndeshjen si mysafir të aplikoni me pasaportë për shkak të të dhënave tuaja të cilat duhet t’i dërgohen federatës gjegjëse.

Afati i fundit për aplikim është data 30 gusht.

Për të aplikuar për akreditim ju lutemi klikoni në linkun e mëposhtëm:
https://ffk-media.com
Kërkesat e pranuara pas afatit do të merren në shqyrtim varësisht prej vendeve të lira në dispozicion.