Federata e Futbollit e Kosovës, vazhdon të jetë e përkushtuar në rregullimin e infrastrukturës në futbollin kosovar.
Pasi dje u finalizua projekti në fushën e futbollit në Dragash, i pari i FFK-së, tashmë ka dhënë një tjetër lajmë për një fushë të re.
“Shumë shpejt do të përfundojë edhe një fushë e re futbollistike në Kosovë.
FFK vazhdon të investojë dhe të përmirësojë infrastrukturën futbollistike në çdo cep të vendit për të ofruar mundësi më të mira për të rinjtë tanë”, ka shkruar Ademi.