Agim Ademi bëri hapjen e kampit për referët në prag të edicionit të ri

Si çdo herë në prag të nisjes së kampionatit të ri të Kosovës në futboll, organizohet kampi për referët e futbollit.

Kampin e hapi i Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, cili vlerësoi lartë edhe pjesëmarrjen e instruktorëve të huaj në këtë kamp.

Më posht e gjeni postimin e plotë të Ademit:

Kisha kënaqësinë që sot të bëjë hapjen e kampit tradicional para fillimit të edicionit të ri futbollistik, për referët e futbollit të Kosovës, me pjesëmarrjen e instruktorëve të huaj.

Kënaqësi e veçantë të mirëpresim në Kosovë emrat e shquar të drejtësisë në futbollin botëror: Alan Snoddy – instruktor teknik i FIFA-së; Simon Breivik – instruktor i fitnesit i FIFA-së dhe trajner i fitnesit të gjyqtarëve të Premier Ligës Angleze; dhe Alexandru Deaconu – përgjegjës i Konventës për Kosovën në UEFA dhe instruktor teknik i UEFA-së. Gjatë kampit 4-ditor, referët elitarë dhe të kategorisë së parë do të përfitojnë nga analiza e vendimeve dhe veprimeve të referëve, diskutime rreth rregullave të lojës dhe testime fizike.

Falenderojmë mentorët e dërguar nga FIFA dhe UEFA për mbështetje të çmuar në avancimin e referëve tanë dhe për përkushtimin e tyre në zhvillimin e sektorit të referimit në futbollin e Kosovës. Ky kamp është një hap i rëndësishëm drejt thellimit të bashkëpunimit dhe ngritjes së referëve jo vetëm në gjykimin e lojërave por edhe në rritjen e numrit të përfaqësimit të vendit me steme të FIFA-së.

U dëshiroj suksese të gjithëve në këtë kamp, duke garantuar një gjykim të drejtë dhe me integritet të lartë për të gjitha klubet.

Vazhdojmë me krenari e përgjegjësi ⚽️