Dukagjin Lipa, babai i Dua Lipës në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka folur për të bijën, duke thënë se nuk kalon shumë kohë në telefon.
Ai është shprehur se ajo lexon shumë dhe ka lexuar që kur ishte fëmijë, përcjell Klankosova.tv.
“Dua shumë pak kohë kalon në telefon, kemi udhëtime shumë të gjata, të shpeshta. Edhe si fëmijë ka lexuar shumë, në çdo udhëtim, në aeroplan, nga aeroporti në hotel, ajo lexon”, është shprehur ai.