Agim Ademi për Fadil Vokrrin: Ai ishte mbret i fushës së gjelbër dhe kontribuues i madh për ngritjen e futbollit kosovar

Sot në Kampin Nacional në Hajvali, për ndër të ditëlindjes së legjendës së futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, është mbajtur një aktivitet përkujtimor në të cilën morën pjesë Veteranët e Prishtinës, Veteranët e Llapit (dy skuadra këto ku luajti Vokrri), Veteranët e Kosovës dhe Ekipi i përbërë nga Qeveria e Kosovës.

Aktivitetin e hapi presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, i cili e ngriti lart figurën e Fadil Vokrrit, duke e quajtur mbretë i fushës së gjelbër dhe duke ia numëruar më pas të gjitha të arriturat e legjendës Vokrri, që tash nuk është në mesin tonë.

“Ai ishte mbret i fushës së gjelbër dhe duke i përshëndetur edhe, trajnerin Ajet Shosholli, bashkëlojtarët  etij Ramadan Cimilin, Ramiz Krasniqin, Jusf Tortoshin, Isa Sadriun e Muharrem Sahitin ju them se duhet të jeni keni krenar që patën një bashkëlojtar si Vokrri ndërsa Prishtinën e Llapin që patën në ekip një lojtar si Vokrri. Ai ka qenë futbollisti më i mirë kosovar dhe kishte një specifik të paarritshme për futbollistët tjerë shqiptarë, ku arriti me lojën e tij të jetë anëtar edhe i reprezentacionit të ish- Jugosllavisë.

Ai ishte ambasador në atë kohë duke na prezantuar neve shqiptare në gjithë botën, duke i treguar asaj që në ish-Jugosllavi ka një pjesë të shqiptarëve ku ajo pjesë si gjitha Republikat tjera, tash është bërë shtet i pavarur, e ku në kohën e tij u bë edhe ndërkombëtarizimi i futbollit kosovar”, ka thënë Ademi, i cili në këtë aktivitet ishte i shoqëruar nga dy anëtarët e Komitetit Ekzekutiv, Ismajl Ajeti dhe Agim Nura.