Presidenti i FFK-së, Agim Ademi takohet me sulmuesin e Bundesligës gjermane

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, sonte ka pasur një takim me Fisnik Asllanin, sulmuesin e skuadrës gjermane Hoffenheim.

Ademi në postimin e tij ka shkruar që ai ka darkuar me sulmuesin.

Kujtojmë që Asllani në muajin Dhjetor edhe zyrtarisht pranoi që të luaj për Kosovën, shkruan Albanian News

Gjatë qëndrimit në Gjermani pata kënaqësinë ta vizitoj futbollistin e talentuar të Kombëtares A të Kosovës, Fisnik Asllani, me të cilin edhe darkuam së bashku.

Fisniku është në vlugun e përgatitjeve në klubin e tij për të qenë sa më i gatshëm për edicionin e ri dhe për Kombëtaren në Ligën e Kombeve. ⚽️????????