Agim Ademi falenderon KFOR-in për nivelizimin e fushës së re të futbollit

Në faqen zyrtare te KFOR-it në Facebook është njoftuar se ‘Personeli italian i caktuar në Komandën Rajonale Lindje të misionit #KFOR të udhëhequr nga #NATO përfundoi projektin e nivelizimit të terrenit për një fushë të re futbolli në Prishtinë’.

“Në ceremoninë e inaugurimit, presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, z. Ademi, falënderoi KFOR-in për punën dhe përkushtimin e njësive të tyre.

KFOR vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për Sundim të Ligjit (EULEX), respektivisht, me të cilët punojmë në koordinim të ngushtë.
#NATO
#KFOR
#StrongerTogether”, është shkruar më tej.

E teksa e ka shpërnda njoftim e KFOR-it në llogarinë e tij në Facebook, Agim Ademi ka falënderuar këta të fundit.

“Një falënderim i veçantë për KFOR-in për përfundimin e nivelizimit të tokës për fushën e re të futbollit në Prishtinë.

Përtej sigurisë dhe qetësisë që ofrojnë, pjesëtarët e KFOR-it po kontribuojnë edhe në projekte sportive. Federata e Futbollit e Kosovës është mirënjohëse për partneritetin me KFOR-in dhe për ndikimi e tij pozitiv në zhvillimin e futbollit në vendin tonë.

#BashkëPërFutbollin ⚽️????????”, ka shkruar  Ademi.